KUR TË DUA

| Nga DRITAN SKENDERI |

Në net të thelle, plot errësirë
I humbur, vetëm, i trishtuar
I braktisur, pa mëshirë
Bredh jetim i harruar

Veç kur ty unë të kujtoj
Pa të parë fare me sy
Sapo n’çast t’imagjinoj
Dritën tënde gjej n’gjithësi

S’e shoh dot se nga më vjen
Imazhi yt ndriçon gjithësinë
Hëna n’heshtje më rrëfen
Nga ti merr dritën, bukurinë

Era n’heshtje më pëshpërit
Tek sa shpirti m’prehet qetë
Freski, qetësi që sjell përditë
N’fymën tënde i paska gjetë

Aq shumë të dua, më mungon
S’gjej një fjalë për ta shprehur
Si tokë e tharrë që pa fjalë rënkon
Me mall për shiun tretur, djegur

Foto@VasilyKoloda