| Nga LEJLA ISMAILI |
Do iki ,e do shkoj
të kthehem s’guxoj
s’do dua t’mendoj,
apo ndoshta “ah sikur,
edhe një herë të kthehem”, ta ëndërroj
Do ta lë pas,
atë që nga gëzimi do t’bërtas
e s’më dëgjon askush,
do ta kem vetë, më t’mirën përjetë
Po sikur të vij, t’i them çdonjërit
më e mira është atje,
e jo mbi këtë dhe..
Të më mbani mend,
t’më kujtoni ndojëherë
t’më përgojoni mirësinë
t’ma mbuloni dobësinë
t’më luteni për dashurinë
Do iki,
do të shkoj
atje ku e meritoj
E ndërtove, apo rrënova
U mashtova apo s’lejova,
Në mirësi e teprova,
apo në hidhërime u ankova..
e imja punë, që do e paguaj vet..
Kur të iki
e të jem ndarë
nga të gjithë që i kam parë,
tek ata që nga ne, pak më herët
në paqe ishin pre…
Do të iki
e të shkoj
në atë vend ku i takoj
nga kjo botë mashtruese t’shpëtoj..