KUR UDHËTOVE

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Të mbeten në mendje atëherë kur udhëtove,
emrat e zarfit kur në lutje i përpilove,
mbaj me vete mos thuaj se harrohen,
të mbajnë edhe ty prandaj kërkuan të takohen!

Kur në vështirësitë e udhës ndihmë të ofruan,
të mbajnë në zemër kush tha se të harruan?
Si kujtim le të mbesin më të bukurat stoli,
sa herë t’i lexosh në rreshta të japin ndjesi!

Nëse të pikturohet një pamje me mallë,
fillo dhe qëndise si një udhëtim të rrallë,
sa herë që nga nxehtësia të duket se shkrihen,
në rradhitjen e shkronjave ka gjëra që ndihen!

Kështu të mashtronte fletorja e zbrazur,
kur të shkruarit nga mendja veç kishte dalur,
bukuria e lapsit ngrihej nga të mirët,
sa herë prezencën tënde ta ndjenin xhevahirët!

S’ta kishin harruar një fjalë të thënë,
një të bukur këshillë që moti u kishe dhënë,
e që ajo zemrës i stolisej si dëshmi,
sa herë i ndjente larg të tilla mrekulli!