| Nga SILVANA TOTA |
U baltosëm, poshtë kemi rënë,
Që kur heshtëm, kur fëmijë vriten,
Eklipsi vdekatar, sytë na ka zënë,
E mbi tokë fosilet rriten.
Me gur zemrat i murosëm,
S’kemi ndjenja, s’kemi faj,
Fëmijët tanë flenë të qetë,
Bota t’varrosë fëmijët e saj.
Zëri ynë nuk na dëgjohet,
Veç në koncerte jemi të parët,
Mijëra fëmijë, pa faj flijohen,
Se kështu duan pushtetarët.
Gjaku i fëmijëve është dëshmia,
Do të dëshmojë, në çdo epokë,
Neve, si njerëzim të na rrojë heshtja,
Edhe sportet përmbi tokë.
Nuk lamë edicione dhe evente,
Pa shpallur degjenerimin,
Fëmijë që vriten qefinosen,
Ne zihemi kush fiton çmimin.
Jemi shurdhuar, jemi verbuar,
Jemi mëkëmbës mbi këtë tokë!
Misionin human kemi harruar,
Për pak drejtësi në këtë botë!