LAGJA E POETËVE

| Nga NAZIF AGALLIU |

Në San Benedetto del Tronto
Aty ku qyteti zgjohet e fle me detin
E përditë vinë në jetë fëmijë
Aty u lind PRIAM im nip
Në shtëpinë e madhe të lindjes Zonja e Mirë që jep jetë
Lutet për ta Shën Maria e Shenjtë
Trenat ekspres u bien sirenave
Modifikohen jahtet në port e lundrojnë të lumtur
Aty ndodhet lagja e poetëve
Mes saj Piazza Carducci
Një katërkëndësh, i matshëm ky perimetër
Poetët mblidhen aty në gjithëditë
Në Caffe Gussepe Carducci
Sekush vjen në rrugën e emrit të tij
Secili me librat e tij me sonetet e lirikat
Rrugët derdhen aty përpendikulare
Dhe bien horizontale mbi çdo katet
Aty mblidhen emrat e poetëve
Majtas vjen Francesco Petrarca
E djadhta sjell Alessandro Manzoni
Guido Calvacante zbret rrugën lart
Giovani Bocacio versus me Dekamereon
Mblidheni poetët pinë kafe e pinë verë
S’flet kush prej tyre për libra e për lirikat
U zjen ne kokë Ukraina, Isisi
Rrëmbimi rus i Kievit
Lufta e gjatë në Siri, cunamet
Ngrohja globale, ky dimër i ftohtë
Aroma e verës së Fermos u derdhet në kokë
Shajnë në mungesë Leopardin
Ai shkruan e shet tokë…
Recitojnë Katulin, Borgesin, Li Bonë
Poezia u prish. U prish bota thonë
Më pas e bën dehja të vetën
I vetëm jam në Lagjen e Poetëve


San Benedetto del Tronto / Tetor 2014