| Nga LIRIDON HYSENI |
Fanatik që rrëkeshëm hasesh në liri
E për liri luftove i verbër
As nuk e ndjeve besën, shpresën
Fanatik i rendit të ri
Simbioza e mendjeve të tunduara
Në gjuhën e shenjave të relaksuara
Para ekraneve serike politiko-anarki
Me sytë kah i zgjedhuri
Në rreshtim t’ju prij.
Qorrazi duart
Në flakë e akull
E sytë e verbuar
Me thika e shkopa
Zëshëm të pllakosur, gjakosur
Edhe në funeral kërcehet shota
Vështro matanë hundës
Vëre si valon flamuri njerëzor
I qëndisur nga e vërteta në histori
Flamur pa mbretëri e pa fron!
“M’u bëfsh nana mbret i botës”
Ti o bir i vatanit të braktisur
U harrua malli i votrës
Fill kur monedha kishte krisur
U verbua fanatiku i lirisë
Që për liri luftoj i etur
Ashtu mbeti edhe kur u braktis
Ne monedhat e ferrit të fjetu