LIBËR I RI NGA SHKËLZEN HALIMI

Doli nga shtypi ibri “A filloi shfaqja!”, nga autori Shkëlzen Halimi, shtypur nga shtëpia botuese SHB Konica, Shkup.

Libri në fjalë është shkruar në kohën e pandemisë, pikërisht në kohën kur filloi loja e një virusi të padukshëm me tërë njerëzimin.

Në fakt, ky libër, ka të bëjë me kthimin në thelbin e familjes, përkatësisht në vlerat e familjes, sepse dinamika e jetës në këtë kohë të zhvillimit teknologjik, thjeshtë na ka bërë që më të mos e njohim as veten. Thjesht, është një dramë për dramën njerëzore.