LUTJA IME

| Nga BLEARD MEHA |

Lutja ime s’thuhet me fjalë
As me përshpërimë pasioni

Ajo jetohet
Në hapat që bëj
Ec në të njëjtën linjë me frymën time-
Është manifestimi im
Është trung i një ndjenje që ka lindur,
Me zogjtë që mbajnë një pelhurë shndërrimi,
Si në përrallat klasike të dashurisë

Unë pres kohën e duhur,
Me padurim.

Foto@GabrieleStravinskaite