| Nga INIDA BRAHIMI |
Malli im nuk ka portë
Del e djeg çdo gjë në botë
Veç tek ty nuk arrin dot
Përvëlima!
Dola thirra
Ikjen tënde të paikur ,
Ardhjen e pambërritur
Dëborën e pazbritur, malit-mallit !
Kur të ndalin
Hapat tua aq me ikje
Merr dhe hijen, dëborën në zhuritje
Mallin tim, ashkël zjarri !