ME LOT E GËNJEU

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Kur një lamtumirë merr udhë e flet,
thjeshtë ndarjet mbesin heshtje,
lehtas loti faqes rrëshqet,
treten fjalët dhe shumë buzëqeshje!

Kur ndarja s’mbetet në një natë,
e malli i dorëzohet nga brenda fshehtësisë,
largimi nga vendi të mbetet pa afat,
kujtimet e bukura ia fal nostalgjisë!

Të huazuara të mbesin ditët,
e fjalët e bukura i vetmi shkëmbim,
e sheh sa shpejt të tradhëtuan dhe vitet,
kur shpirti hapëronte tek një përqafim!

Në një lamtumirë ku falja është prezente,
për ndonjë arsye që gjuha dot se rrëfeu,
durimin e ftonte t’i bëhej asistente,
ngase një udhë e mbarë me lot e gënjeu!