MË THUAJ

| Nga VALBONA KOLAVERI |

Më thuaj,
Ke dëgjuar ndonjëherë
Për shembje shpirti?
Kur uraganë të furishëm
Të hovin përmbi,
Dhe të rrënojnë papandehur,
Aty ,
Ku nuk mund ta priste mëndja ty

E pra,
E provova s’di sa herë,
Më shëmbën çdo gur të vetvetes,
Çdo mur ,
Që hamendsoja që ish i fortë
Për t’u mbrojtur nga bota përtej

Soditja e syve si të trumcakut
Sa andej këndej,
Për të kuptuar ç’kish ndodhur
Qe njē fragment i shpejtë,
Sa hap e mbyll sytë,
Nuk ke kohë
Për të vështruar rreth më rreth,
As për t’u ankuar,
Askush s’ka kohë të të dëgjojë
Këtë duhet t’a dish

Duhet vetëm mos të kthesh
Më kryet pas,
Që të numërosh britmat,
Dhe të ecësh drejt
Pa u ndalur ,
Që lodhja mos të vër të flesh
Mbi vaj

Të ecësh drejt,
Aty ku fati i të nesërmes thërret,
Me një agim të ri mbi sy
Me guximin për t’ia dalë,
Edhe nëse nis furtunë e re sërish

Shtrëngimi i dhēmbëve
Duhet të jetë i fortë,
Dhe vështrimi i mprehtë,
Shigjetues,
Për t’a shënjestruar
Atje,
Më përtej, më përtej
Aty ,ku pritet
Që vala e dallgës
Të të nxjerrë në breg,
E të shkundësh përbaltjen
Udhës së re.

Foto@LeslieCross