ME T’PAS THËNË

| Nga LEJLA ISMAILI |

Me t’pas thanë
që ke me shkue
për këtë lajm
ç’ka m’kishe gëzue?!
Me t’pas thanë që
një herë me shku
gjithë ymrin
për t’a n’mall ke me u përvëlu
Kur e sheh me zemër
jo veç me sy t’ballit
zemra n’dashni të mbushet
përtej dashnisë evladit
Me t’pas thanë
që, t’gurgullojnë sytë n’lot
sa herë që i mbyllë e për të ëndëron
E t’psherëtinë vuajtja
n’krahërorin e shpirtit
thue ‘vajta’
tash do t’vi
mos m’le prap me u kthy
Ç’paske qenë madhështore
ç’e ngritur e dëlirësuar
dritë kurr e pa shuar..