| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Njeriu do me zemër, edhe pse në mendje mban,
mendja mban atë emër që dashuri shprëndan!
Dhe fillon e pyet zemrën: për mallin ç’thua?
Përgjigjet shpejt brendësia: malli jeton në mua,
dukej një ëndërr tek para i qëndronte,
lotët e tradhëtuan derisa ajo përqafonte.
Po malli nga brendësia zemrës çfarë i kumtoi?
I pëshpëriti: ta puth dhe fort ta përqafoj,
eh, po kur mori rrugë dhe u largua
prap loti nga syri sikur u tradhëtua
Eh, po kështu janë miqësitë që dashuritë me vepra u flasin,
dhe në largësi takimeve në shpirt u trokasin,
për takimin e rradhës shoqëruese bënin shpresën,
nga thellësia e shpirtit lutjes s’i bënin udhë pengesën!