| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Më falni por, stilolapsi veç shkruan,
ai ndonjëherë edhe mund të ngjyrosë,
por, nuk mbjell lule pse të tjerët duan,
as ato s’mund me aromë t’i parfumos!
Stilolapsit i duhet ngjyra afër,
pastaj fleta ata t’i shoqërojë,
shkronjat nuk rradhiten për hatër,
ato shpirti duhet thellë t’i përjetojë!
Po si qëndisën shkronjat nëse mungon ngjyra!?
Mund edhe të qëndisen, por mbeten pa afat,
e di, si ai njeriu që ka shumë fytyra,
ato janë “barrë” që s’mund t’i mbajë shumë gjatë!
Sikur fleta dhe ngjyra me vonesë kur paraqiten,
shkronjat nga mendja tashmë kanë shtegtuar,
mungonte stilolapsi kur ato u radhiten,
kur nga shpirti dhe ndjenjat ishin mishëruar!