MIK I MALLIT

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Malli dhe ti s’mund të rrini të panjohur,
ti si i uritur e ai të jetë i ngopur,
ndonjëherë e dëshironi larg prej dunjas por,
sikur prap i ngjani Mexhnunit dhe Lejlas!

Me një kafe sikur ngjarjen fillon e rrëfen,
se buzëqeshja jote shpesh na gënjen,
s’është e vërtetë ajo të ju ketë gënjy,
thjeshtë ruhet nga të dashurit të mos u jep mërzi!

Sikur fillon në afërsi me filxhanin,
t’i flet pak shpirtit pa e lëshu zanin,
mallit që mban në heshtje i thuhet fuqi,
të lutem ti kurrë mos e quaj dobësi!

Dhe rrugëtimi mallin do ta tradhëtoj,
po ja që nga shpirti s’mund dot ta largoj,
kështu ti kafen vazhdo për ta pirë,
si mik i mallit hajde të bëftë mirë!