MISHI TRETET KOCKA MBETET

| Nga VALBONA KOLAVERI |

Mishi tretet
Kocka mbetet,
Retorikë që përsëritet,
Kah mendja pëlcet
E gjuha përpin,
Aty ,
Ku shpirti rrënohet rrënjësh,
Dhe çmënduria bërtet

Mishi tretet
Kocka mbetet,
Ditë më ditë
E kohë më kohë,
Ku pezmët lëngojnë
E mosbindjet i prijnë,
Aty ,
Ku dheut fundet shkatërrojnë
Është një këmbanë që ulërin

Mishi tretet
Kocka mbetet,
Zë vaji
Që përbrënda mbërdhin,
Që dridhet e zbehet tek flet,
Aty,
Ku gjuhët e flakëve të dhembjes
Zmadhohen,
Pak nga pak e mpakin në hutim