| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Disa data ngjallin të parat takime,
e disa tjera nga sot qëndisin kujtime,
për secilën fillon, disi e mediton,
ti u krijove për botën apo ajo për ty egziston?
Shkuarjet dhe ardhjet pas një të vërtete fshihen,
në heshtje shpirtat u flasin e në brendësi ndihen,
le t’pyesin s’ka lidhje:”Çfarë po ngjan me ty?”
nëse si ndjen ndarjet mos e quaj dashni!