MOS I SHPALLË LUFTË POETIT

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Kur lapsi fillonte të ngjiturit lartë,
fleta pa bërë zhurmë s’mbetej e thatë,
kur përmes tyre të shpallë luftë një poet,
do të jesh penduar do të thuash, ah ç’më gjet!

Mos u mundo ta fusësh në rrethin e vajtimit,
do mbetesh viktimë në vendin e mjerimit,
nga zemërimi i tij të lutem rri i ndarë,
do të dekorojë me vendin e parë!

Kur ngjyra cakton një takim me lapsin
di ta dhuroj në vend të duhur mesazhin,
përçimi përmes tyre të jep dritë dhe errësirë,
zgjedhjen e duhur se bën me pahirë!

Natën e qetë mund ta bëj plot zhurmë,
ditën e lodhshme plot vështirësi në rrugë,
kur fillon të shkruan për një të mirë,
haperon drejt shpirtit si një xhevahir!

Kur fillon të pëshpëritë thjeshtë për dashurinë,
do të lutesh nga thellësia ta kesh me të vetminë,
dëshira do të jetë të qëndrosh në vargun e parë,
të jesh stoli e shkronjave nga libri i pandarë!

Në takimet me të do të mbetesh i pangopur,
në pjesën e mallit do të lë të përlotur,
në ndarje s’mund të shqiptosh lamtumirën,
do të thuash nga shpirti u takofshim për të mirën!

I ndjen gëzimet tua dhe me ty mërzitet,
në rrëzimet tua të ndihmon për ngritjet,
kur nga shpirti thjeshtë ndjen se dashuron,
çdo shkronjë nëpër rreshta aromë të dhuron!

Po e lëndove s’do të rrijë si i ngartë,
ngase brendësia e tij s’qëndron duarthatë
andaj të lus nga zemra mos i shpallë luftë poetit,
se arma e tij është prej këtij planetit!