NATË

| Nga SANJA HOXHALLARI |

Natë,

Është natë kur sheh se dielli është futur nën xhepin e tij

Të përkorët, të përditshëm

E rrezet janë mbytur; s’ka të tilla që futen vjedhurazi në të çarat e dritares

Është gjithandej blu, qërruese,

Qetësuese, shpresëdhënëse,

Mendimmarrëse

Ikën rrezja, por s’ikën reflektimi

Shkon drit,  po unë shoh vërtetësi, zbulim, diçka që jo, ti s’e sheh…

Më flet shpirti, më thur ëndrra!

Natë,

Shoh, pa dritë!

Dëgjoj nën atë zhurmë qetësie!

Mendoj gati në të fjetur!

Ëndërroj si një mbret që synon zgjerimin e mbretërisë së tij

Besoj me bindje se do të arrij

Agimin dhe, rrjeta e merimangës ëndërrimtare nuk do të shkatërrohet

As s’do t’vetmohet, zgjatohet.

E dua atë që quhet natë, dhe pse e errët, e dua,

Se më jep frymëzim poeti,

Dhimbje të një njeriu të përvuajtur,

Gëzim të një të marri!

E dua, se inspirohem kur hëna është në të perënduar dhe dielli në të dalë,

Paradoksal!

Diell, hënë, diçka e pathënë.

Mërzitem, vetmohem, i flas shpirtit tim

E gjen të lehtë t’i flasë i veti,

Në ndryshim nga i huaji

Që të mangtës i thotë: gjuaji!

Natë, ti ke fisnikëri,

E unë e dua, se si njeri 

Që broçkullis para njerëzisë,

Më duhet, shumë më shumë se ti.

Zot, natë mos ma bëj jetën, nëse e shoh të rëndomtë,

Por më jep të pi prej lëngut mbretëror të saj,

Gjallërisë, e kësisoj,

Të ngopem, të mallëngjehem, po dhe t’nderohem!

Pa u bërë çnjërëzor, mendjemadh e horr!

E ditën, t’i kthem po të njëjtit realitet, 

Me një formulë të re paqjeje, faljeje; si një moralist empatik, 

Që e dua të bukurin ndryshim…