| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Ajo që të bën të njohësh veten..
Natën, atëherë kur të lulëzon meditimi
Kush je, përse këtu je..?!
Natë, më e dashura…më e qeta…
Natën, ku të këndon kënga e erës nëpër flokë
e t’i çon valë valë rreth syve..
Natën kur troket shiu në dritaren tënde
dhe bashkë me të hap edhe dritaren e jetës
dhe hedhë jashtë sajë gjithë çka të rrëmben zemrën
e t’a bën më të fortë se guri…
Natën, ku e ke të qetë mendjen nga trazirat e përditshme…
Gjatë natës ku të ngritet edhe gjendja shpirtërore
kur e vë ballin përtokë
dhe e nxjerr nga zemra
atë që s’e thotë dot goja…
Natën ku të derdhet nëpër kokë
ajo koha e kaluara fëmijnore përplot gjallëri
e që të ka lënë kujtimet më të mira në ty..
Natën, kur vetmohesh me Atë,
i qanë hallin më të imët e s’di kush kurrgjë
Brenda natës duke qëndruar në vetminë e veprave tua
dhe të vendosësh nëse do jesh
ai përbindëshi që ia kalon fjalës “njeri”
apo ndoshta do të ngjallet ajo ndjenja ëngjëllore…
Në errësirën e natës duke marë në llogari veten
për mëkatet e ditës…
Nata, si një mundësi për mirënjohje dhe falenderim…
Natën ku ujitë me lotë thatësirat e shpirtit tënd
që jeta t’i ka bërë më të forta se kurrizi i breshkës plakë…