| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Jashtë binte shi, kujtimi m’shoqëron,
qysh me kon larg teje vlla
dhimbja m’rëndon!
M’kujtohet si sot, kur lujshim të dy,
e t’thash jam idhnu, ti m’puthe në sy!
Shpesh kur smuresha,
më thojshe o xhan,
sikur unë të isha aty n’venin tan!
Me t’thon lamtumirë, hiç s’qenka e lehtë,
se çdo shpirt që lind, edhe ka me vdek,
kur t’pata afer , s’ta dita rëndsin,
ah bre vlla ndarja sa t’jepka mësim!
Kur u rritem pak, bojshim muhabet,
qysh me ba një dasëm,
me ba pak shyhret!
Ti me marr një nuse, sikur një hyri,
e unë prej gzimit, me t’pri n’valle ty!
Me plot krushq e plot krenari,
bashkë me kcy me nusen
dyt karshi karshi!
Por dasma jote, na la si n’habi,
ti veshe qefin, në kerrin e zi!
Qysh me pajtu nanën, qysh me e forcu,
për bashkim thotë ajo, zemra m’u coptu!
Ah sa du me t’prek,
e me t’përqafu,
me t’pas këtu afër,
e me t’thon se t’du!
Me t’thon lamtumirë
hiç s’qenka e lehtë
se çdo shpirt që lind,
edhe ka me vdek,
kur t’pata afer ,
s’ta dita rendsin,
ah bre vlla ndarja sa t’jepka mësim!