| Nga BLEARD MEHA |
U ndërruan motet
Tash tentojmë të shohim një rrugë të re në horizont.
–
Por
Por ka gjithnjë diçka të moçme
nga një kohë qe s’e prekim më
si një sy ëndrre
që bie a tenton të zgjohet nga gjumi.
Që na sheh mu në derë të shpirtit
Dhe na therr si një thikë; pa nguti
Mund t’jetë flatër zemre e ikur
Mund t’jetë dorë që s’na përkdhel më
Mund të jemi edhe vet ne
–
Zot,
Ndërrohen motet
A thua,
a mund të jemi tjetër dhe ne?
Foto@Stenedit