NË JETË

| Nga AMRA MEMEDI |

Në këtë botë
Si jemi duke jetuar, nuk e di
çdo ditë me e ngarkuar
se dita tjetër
çdo ditë me njerëz të ri
apo me njerëz të vjetër
me lloj -lloj probleme
duhet të ballafaqohesh
Me fytyra e maska të rreme
duhet të ballafaqohesh
Shtiren sikur të duan
Por prej tyre shpejt harrohesh
me atë inat me atë xhelozi
a do të arrijmë diku?
s’arrijnë asgjë përveçse mërzi
Rallë ka njerëz që vërtetë të duan
Akoma, me gjithë zemër
Ka ende të tillë, paskemi harruar
Me arritjet e të tjerëve
kemi harruar të mburremi
T’i shohim poshtë nesh
menjëherë turremi
Kur për të tjerët flasim keq
Mendojmë se pastaj do ndihemi mirë
Do ishte më mirë me hështë
Kur s’përmendim dot ndonjë të arrirë