NË KËRKIM

| Nga LEJLA ISMAILI |

Ç’të ka gjetë që je hutuar

si i çmendur duke vrapuar

botën për të kapë me duar

e kujt ishte që të të mbetet ty

kush e gëzoi që për të je bë hi

sa e sa njerëz erdhën e shkuan

të begatë e të injoruar

me çfarë do të ngopesh 

nga kjo botë e çarë

s’ta mbush syrin as send as mallë

përveç një grusht dheu

kur të t’hidhet nën truall

Besim, shëndet e muhabet

s’të duhet gjë tjetër n’këtë jetë

bie e ngrihesh, ndihesh rehat

s’të vjenë në derë armiku me shpatë

ç’të duhet tjetër o kalimtar

Kjo lloj lirie mbetet e rrallë

andaj dije: fëmijë e shtëpi

s’bashku në siguri

për t’ngrënë e për t’pi

Gjithë këto begati..

për çfarë po përçanë

e bëhesh mendjemadh

për pasurinë more lumadh

apo kërkon që për ty të trokasin duar 

Teksa krekosesh gjithë duke të uruar

Ja, ku kam arritur fort duke punuar

apo për të t’marrë në prani

ato bisha që ecin nëpër tokë

Pa zemër, por në formë dhe emrin njeri

kërkon lumturinë në vend të gabur

Jo, atë s’do t’a gjesh pa e kërkuar

Përveçse nga atje ku ka buruar