| Nga LEJLA ISMAILI |
Nën hije
Nën hije të shkruarsh,
atë që nuk shkruhet
atë që nuk thuhet
atë që as në shpirt nuk shuhet..
Nën hije me fije dashurie
Nën hije, ku sheh gjithçka
pa e vënë dorën në ball..
Nën hije me freski fisnikërije
Nën hije duke pritur atë shpirtbardhë..
Nën hije tuj marrë frymë çiltërsie..
Sepse ti je shkaktar..
Më ndjekë nga pas, edhe kur s’të kam…
Tek vetja të shoh ty,
në sytë e mi, shoh sytë e tu,
Në buzë më fle e jotja hije,
që më mbush me frymëmarrje dashurie..
Më shkund
Më ndalë
Më le pa fjalë
Kur atë zë ta dëgjoj
ç’kam përreth i harroj..
Më jeton në shpirt,
se të njoha me shpirt
dhe po me këtë shpirt
do të jemi në pafundësinë..
Të ta ve një emër,
të të krahasoj,
nuk mundem të gjej
sikur ti njësoj..
Të rris vlerën tënde
tuj qëndis me fjalë,
përsëri nuk mundem
S’përshkruhet, mbarim s’ka..
Të t’shpreh dashurinë
t’u e hedh në letër,
edhe kjo nuk bëhet,
nuk mjafton as laps,
e as një libër tjetër…
Të marr hënën
e të marr diellin
duhet të hap edhe qiellin
që të ulem e të flas për ty
të flas për të bekuarën dashuri
Të flas për atë mbretëri,
më të drejtën deri më tani..
Më I Miri në udhëheqësi
që m’ka robëruar çdo timen imtësi..