NËNVETËDIJA FLET

| Nga BLERTA BAFTJARI |

Jam rehat
Jo rehat s’mundem të jem!
Kur një qenie e vogël, e brishtë nën rrënoja flet,
E tjetri ngjyrën më të preferuar për figura ka gjakun!
Foshnja e vogël qan’,
Qan’ me të vërtetë, jo nga natyra,
Qan’ nga zhurma e bombave jolodër.
Tjetri që dëshiron një makinë garash…jo!
Kopshtin me plotë lule…jo!
Dinosaurusin…jo!
Mbrëmjet e filmit me prindërit…as kjo!
Jo, por vetëm një copë buke… një copë ëndërrash!

Njëri që do pishinë të madhe e të bukur,
Edhe pse duket se e ka!
Por jo vetëm me ujë,
Me plotë ujë të kuq!

Rehatinë e të moshuarit a e dini?
Të ketë një pension të lumtur (që e kishte tërë jetën)
T’ua trashëgoj nipave një shtëpi,
E mbesave një vilë.
Ose të pijë filxhanin e kafesë së nxehtë në mal
Kur aroma e saj e dehë duke ia kujtuar rininë.
Tash rehatia I fle në gjetjen e vajzës…
…dhe asgjë tjetër!

Një nënë e mësuar çdo ditë me lule,
Nga tre fëmijët e saj.
Aromë dashurie!
Në pritje të luleve…
Pret…pret!
Hidhet në kërkim…
Ecën…ecën!
Deri sa në rrugë sheh lulet e saj,
Të vyshkura më tokë.!

A jam rehat, pyes veten?
Si mund të jem?
Gjithsesi dhimbjen e tyre s’jam gatuar t’a mbajë.
Prapë se prapë nuk rri rehat.