| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Ngushticë, pa frymë
të dhemb shpirti të qanë zemra
të përvëlohen sytë kur sheh,
dhe vetëm e shikon e asgjë nuk bën…
Këndej bota feston..këndon..hare gjithandej
Nga ana tjetër: dërmim… mashtrim… mbytje… copëtim
ankth…jetimë…pa ushqim…etje…vdekje…
e s’di ç’të numërosh ende?!
Ngrihesh në këmbë, por vetëm me mend
e thua të bëj diç e të ndërroj këtë gjendje…
S’e ke mundësinë në duart e tua, e ulesh përsëri
ashtu duke gërryer me thonjë sytë në vetminë tënde
dhe mbyllë veshët nga dhimbja dhe dobësia për të vepruar…
Ndjehesh sikur je fajtori edhe ti vetë i gjithë kësaj…
apo thua…për t’i dhënë gajret vetes:
“ç’punë bën kjo me mua…?!”
Të paktën të grufllon t’i ngritësh duart kah qielli
e të lutesh, duke e ditur që ka Kush t’a dëgjon lutjen
Foto: samirtalimat