NJË VETMI

| Nga EMIN ISMAILI |

e gjallë si jeta ime një vetmi
një lodër e mbetur qysh në fëmijëri
është lodhur tepër shpirti im
si i kam mbledhur për kujtim (?!)

të shkoj diku larg me një valixhe
edhe ate duke mos ngelur n’kujtime
për një jetë të re, ah sikur të mund ta bëja
të inspirohem nga e vjetra e nga përvoja

si t’i derdh lotët kur shpirti më digjet (?!)
për një dashuri, zjarri së cilës kurrë s’fiket
e sikur bota të më kishte ardhur mua
S’do ta kisha pranuar, sepse ty të dua

tash kur i shkruaj fjalët e mia në poezi
lapsi më vajton e mban zi
një dashuri do t’mbetet në histori
e unë deri sa të vdes do t’shkruaj poezi
në vetmi…