NOKTURN I PAKOHË

| Nga INIDA BRAHIMI |

O natë, sa herë marr frymë, e ndjej atë në thelb të mendimeve me një “krak”. Lënë ka në eshtra historinë e ndijimeve pa cak! Në gojën time gjuha si një fushë e gjerë lulëkuqesh ma lëviz gjakun, ma kafshon fjalën -Shshshttt, tash’ as lutja nuk spraps! E prapë, sa herë marr frymë e dëgjoj “krak”- un të bërtasë në të majtë!

Si një liman i errët koha, rrjedh, e kam bluar në vështrimin e tij të rreshkitshëm sa herë…e takoja tek-tuk si atë drerin e rrallë me një bukuri të pafajë tash’ njëqind vjet dhe dyqind vjet të tjerëIa kam puthur shqetësimet, prapësitë derisa m’u bë një figurë abstrakte!

E sot që u mbushën vjetët e shqisave të mia më therri tringëllima e këmborës në aortën e çarë! Qelizat thërmohen në kristale mungese paradoksale!

O natë,shpirti im e rriti kur ai asgjë nuk pat’, e ai, dreri i mjaltë aq fort bërtiti me një “krak”.