O MALL!

| Nga INIDA BRAHIMI |

O mall ,
Koha ikën kaq ngadal
Si orë rëre që nuk ndal!

Tejendanë,
bota më duket kaq e shkretë
E jeta pa ty s’është jetë …
Si mund të jetë ?!

O mall,
O malli im,
Ka fjalë dhe heshtje,
që bëjnë largim

Ka buzë në qeshje
që për harrim
bëhen vetvete
Gjer në mbarim të kësaj jete !

O mall,
O mall zemre…
Ti mendon se do ia vlente
Të jesh në jetë por jo gjallë ?!
O mall…