PAFAJËSI UJËRASH

| Nga NAZIF AGALLIU |

Vargmali i Akrokeraunëve
Mbi det me vello resh krehur
Bluja e gjirit përhumbur
As esëll as dehur

Nën shtresa harrese Oriku
Vështron mbi ishull përgjumur
Qesar e Pompe të frikshëm
Përcjellin me dallgë gjurmët

Në breg në alarm zbriti
Me shtysa të shpirtit e duarve
E bija e Musolinit
Lidh plaget e të gjymtuarve

Mbi pafajësi ujërash e kohërave
Marrëveshje në ngërç e labirint
Pakti marokeni Melonit
Në paqartësi i dyshimtë

Në blunë e detit trazuar
Beteja, marrëveshje, traktate
S’afrohen me sy e me duar
As luftë e as paqe.

Foto@Ziyao Xiong