PANAIRI I 36-ËT I LIBRIT NË SHKUP

Panairi i 36-të Ndërkombëtar i Librit, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, do të mbahet në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Me mbi 30 manifestime promovuese, nga sot, 18 prill deri më 24 prill, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të i Panairit të Librit, njoftoi Ministria e Kulturës.

Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 20:00, ndërsa sllogani i këtij panairi është “Tregimi lexohet”.