| Nga BLERTA BAFTJARI |
Ah, sa do doja
Të jem aty me ty!
Jo afër afër,
Por aty në dhe me mendimet e tua,
Pa fjalë… pa prekje…
Veç me të rrahura zemre.
E në sinapsat e mendimeve që kurrë s’pushojnë
Do doja s’paku t’a njoh aromën e trupit
Jo të parfumit, se ai më mundon
Që sikur edhe sytë mos t’i kisha do të njihja!
Për të t’kujtuar, me të me jetu e mos me t’harru.
Dëshira për të ndje n’mendimet e mija
Është shumë më e madhe se për të takuar.
Se nëse të takoj
Ndoshta më s’mundem të të imagjinoj ashtu si dua unë!