PELEGRINI I ASHKUT

| Nga DRITAN SKËNDERI |

Atje matanë malit, përmbi kodrën brengë

Shtrihet gjërë e gjatë, lugina e vetmisë

N’brigje pemë t’shartume, të lidhur me cengë

Prehet n’varr i qetë, dëshmori i dashurisë

–

Karavanet mbushur, me krushq pelegrinë

Kurorë trëndafilash, thurrur me zili

Kënge e rituale, ofshamë melodinë

Thurrin lavd ashikut, kërkojnë lumturi

–

Gurra e trishtimit, shpërthen me tërbim

Përrenjt e mjerimit, me vajtim vërshojnë

Pelegrinët lahen, dhe kërkojnë bekim

Me ujt e përrenjve mëkatet pastrojnë

–

Rrugët e takimit, me kalldërm lakmie

Ndriçuar në skaje, me epsh e pusi

Porta e kështjellës, me dry xhelozie

Sarajet përbrenda, lulëzojnë zi

–

Nga lart mbi kështjellë, pelegrini i ashkut

Roje bën mbi varr, zemrën mba në dorë

Trupin n’tokë varrosur, shpirtin rrugës hakut

Me ç’ka brenda n’zemër, ngjitet lart dëshmor