| Nga HASAN DISHA |
Unë të lash, më vjen keq
Të kam lënë, malli më mer
Nuk të lash se s’të dua
e bukur je Shqipëri
Unë kam shkruar për kurbetin
Kur shumë njerëz po të linin
iknin nga toka, të tjerë nga deti
kështu nisi, kurbeti!
Kështu shkrova për kurbetin
edhe unë u bëra kurbetli
kurrë nuk e kisha menduar
se do të të lë ty, o Shqipëri!