| Nga DRITAN SKËNDERI |
Dallëndyshe nazeli
Margaritë e kopshtit tim
Po të pres me dashuri
Jakmë, mua m’ke strehim
–
Ma pranverove shpirtin tim
Zemrës ti m’i dhe gjallëri
Gjithandej lule, gjelbërim
Ty t’kam jetë e përjetësi
–
T’gjitha stinët m’i bën nji
Tek më vjen me fluturim
Në çdo lule më çel ti
Hijen tande kam freskim
–
Ti simbol i pafajsisë
Çiltërsia emri yt
Je kuptimi i dashurisë
Bukuri ku m’prehen syt’
–
Krahëhapur po të pres
Kraharori im për ty folé
Unë jam ditë e ti mëngjes
N’sytë e tu, moj, unë kam le