PIRAMIDAT E KOHËS

| Nga SAFET SYLA |

Ja pra po vjenë Liria
Ajo vjenë nga plagët e shekujve si feniksi
Nga shikimet mbi muret e rrënuara të historisë
Shkroi emrin e saj me gjakun e yjeve Qamëri

Piramidat e kohës e ruajnë ende jehonën

Ndërsa lumenjtë e qytetërimeve
Në gjoks mbartin gjurmët e sakrificës
Për Qamërinë

Në udhëkryqet e kohës shoh një hije
Hijen e Homerit që endet si det pa brigje
Duke kënduar për udhëtarët që kërkonin rrugën e duhur

Dante me pishtarin e fjalës në dorë

Kaloi ferrin e njerëzimit për të gjetur një copë qiell të lirë
Edhe Shekspiri pa lirinë si një skenë të madhe në mes të Qamërisë
Ku njeriu lufton me hijet e veta
Te piramidat e kohës

Foto@SophiaSimoes