| Nga ISMET TAHIRAJ |
Ndër shekuj të prapshtë u munduan të baltosin
E ti ke shkëlqyer serish përseri
Ty nuk të shkelën, as nuk te gjunjëzuan
U tmerruan kur u dilje në sy.
Ti qëndrove në pentagrame, në hymnin kombëtar
Ti i dhe forcë plakut e djalit
Mbi ledh dhe mbi istikam
Mbi urë mbi shkemb.
Ty që në sy te vënë bukuri burri
Si valët e lumit erërat e tërbura çmëndeshin dhe vashat,
vashat tejet të bukura
Ti u vije frikë armikut në luftë
Më shumë se plumbi që i dogji.
Po ti kishe hak, ti gatshëm i rrije truallit
E kullës dhe fortifikatës, udhës.
Ti kishe bardhësi si vet bora
Nuk u zbehe kurrë ndër furtuna
As u lige ndër prita
Ty në zemër të mbanin
Të mbanin petrit pas petritave.
Se Alb i Alpeve ishte e jotja DRITA
Po dhe ënderr ndër shekuj RRITA….