POETËT

| Nga NAZIF AGALLIU |

Poetët janë me pranë mbretërisë së vdekjes
Zbusin kafshët e pazbutura e fashitin pitonët
Ulin si qen të rrahur bishën më misterioze vdekjen
Vetë vdekja shpesh bie në dashuri me poetët
I rrëmben para kohe
Në labirintin e vet të mistershëm
Kjo lloj hakmarrje i bën poetët të mos vdesin.
Vdekja e poetëve një qetësi gjuhësore
Një kërkëllimë semantike, mungesë e uturimës
Një kthim te natyra i një veli kënaqësie
Një humbje e fundit e trupit
Një motiv i përmbysur
Një trajtë e ballsamosur
Një përgjërim zëulët
Pëlhurë e prerë tingullore e fjalës.
Ç’dimë tjetër për poetët
Veçse ç’heqin
Me njëritjetrin e librat.


Tiranë 2013