PRAPA DRITARES

| Nga LEJLA ISMAILI |

Një bisedë e ëmbël

Bisedë shumë e këndshme

Fjalë harmonie

Fjalë dashurie

Fjalë me mallëngjim

Fjalë pa mbarim

Dëgjohet ai zëri që gurgullon si lum..

Lum i cili të jepë jetë sa herë pi prej tij..

Bisedë ajo, që humbet në të,

aq shumë thelluar, 

gjithë që ke kaluar

në një jetë trazuar..

Të trazuar, që nga krijimi deri në rikthim

Bisedë për gjithë atë ngarkesë

që t’ka munduar dhe buzqeshjen ta ka larguar,

Duke folur për të me ëmbëlsi,

Sa çudi..!!?

Ëmbëlsi, e buzëqeshje

të dyja të të kombinuara, pasiqë tash…

Sheh se s’paska qenë asgjë gjithë ajo plogështi

kur tash jeton në dashuri

Dhe në të përjetshme rehati

në lundrimin e të mirës së pafundme

Flet për gjithë ato mundime

e papastërti zemrash, 

e sy t’mbyllur përballë të vërtetës…

Ku tash e jeton të vetmen t’vërtetë..

Flet për atë shpirtin tënd triumfues

Që shumëçka ka hequr…

e ke duruar

je përmbytur, por  përsëri je çuar

Flet në një moment që nuk llogaritet

në një kohë që nuk mbaron

në një vend me begati plot…

Ku marrëzit i mallkon dhe më pas i harron

Ku mallkim nuk ka

nuk ka as inat, e s’ka xhelozi

as lodhje e tradhëti..

Vend që mendja nuk mund ta imagjinojë

As atë begati nuk mund ta përfytërojë

Ku flet për të kaluarën që ke jetuar

në një vend tjetër tashmë të ndërruar

në një vend ku jeta s’mbaron

në një jetë ku vdekje s’ka

në një rini që plakje s’ka..

Foto: gencgrafiker.com