Banu prapë trandafili i kuq pranë dritares…
Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë ne si familje e revistës •HESHTJE• i shprehim ngushëllim familjes Ahmeti, për ndarjen nga jeta poetes dhe koloses shqiptare Lindita Ahmeti.
Lindita Ahmeti e cila u intervistua nga Revista •HESHTJE• dhe botoi poezitë e saja, nderë e veçantë për ne, na pasuroi folenë tonë artistike me margaritarët e saj, të mbetura vulë e letërsisë moderne.

Lindita si filologe klasike e e dashuruar pas poezisë nga intervista e dhënë shkëpusim disa citate të saja, porosi të lënë gjurmë epokale. Ajo ishte atdhetare e shquar e cila ndjente dhimbje për rininë, tokën e gjuhën amtare. Mund ta vërejmë atë në fragmentet e mëposhtme:

“E ardhmja nuk ndërtohet me shpresa,por me energjinë dhe përkushtimin e të rinjëve. Është koha që të gjithë të mendojnë për të ardhmen e vendit dhe të ndalet ky lumë refugjatësh të cilët i kanë zbrazur fshatrat tona,ato vatra ku është ruajtur gjuha shqipe me mileniume“.

Përveç atdhedashurisë ajo ka mesazh edhe për ndarësinë -stereoptipeve gjinore në letërsi,e cila nuk dëshiron dhe nuk është idhtare e shëmtimit të kozmosit të quajtur “Bukuri”.Duke cituar si mëposhtë:

“Letërsia nuk ka gjini,ajo i takon një kosmosi që quhet bukuri. E bukura është ajo e mban gjallë letërsinë , jo përkatësia gjinore. Qëllimi është të ecet rrugës së mundimshme të arrihet ekstrakti i së bukurës”.
T’u bëftë shpirti dritë Linda!