Ka tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve Salloni Shqiptar në Torino, pjesë e panairit Sallonin Ndërkombëtar i Librit në Torino, një ndër panairet më të mëdha të librit në botë.
Një shkëmb që i hapet botës përmes letërsisë.
Një vepër sa arkitekturore dhe artistike nga Matilda Pando dhe Ergys Krisiko.
Me organizim të Ministrinë e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me mbështetjen e partnerëve tanë: Shoqata e Botuesve Shqiptarë, Regione Puglia, Qendra Shqiptare e Torinos e të tjerë, që u bashkuan në rrugëtim “përtej paqyrës”.
Panairi i 35 i Librit në Torino çeli siparin më datë 14 maj dhe zgjati deri më 17 maj, në prani të Ministrit të Kulturës së Italisë, Gennaro Sangiuliano dhe Ministres së Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti.