SHENDEM NË ZAGUSHI

| Nga LIRIDON HYSENI |

Vargjeve të artit meskin
Dielli në shullë gjersa rrin
Sytë më zhyten në lakmi
S’kishe pas lindë
As për me t’përfytyru
Kapa me intuitë pak angështi
Dhe një melodi pa zë
Më shtrëngojnë valët e erës
Sikur kanë grumbulluar ofshama
Gjitha ato lutje, eufori
Ngazëllime, blasfemi
Ushtri e tërë rrymërash rrënqethëse
Në front të pasigurisë, shfrenimit
Marshojnë përtej luspave të artit
Dielli pushon
S’kishe pas dashtë
As me jetu!
Kapa një frymëmarrje të thellë
Dhe një shkop pa magji
Magjepsja u venit
S’kishe pas ditë
As me mbajtë.
Dielli perëndon
Teksa dora më dridhet
Dhe fjala më rrëshqet
Edhe më ndërmendesh
Sidomos kur nuk flet.
Sikur tani.
Kotem nëpër fantazi
Aty ku qëmoti
Jeton edhe ti.