| Nga BLERTA BAFTJARI |
Diell e lumni
Ku presim dashni
Me naj ngrohë zemrat
E mos me ndi kurrë ma ngricë
Me e shkri akullin
E me zbutë shpirtin
Me ndje m’shirë
Me largu t’keqen
e me ik prej zisë
Se edhe lakuriqi ka shpirt
Edhe nata ka yje e hanë
Qe s’na lanë matan’
Me i kapërcy retë e zeza
Me u përbi nga vorbulla e errët
Ku s’sheh ma dritë.
Aty ku truni i mbuluem s’sheh nga sytë e errsuem
E e vetmja ndjenjë që t’ban me u ndi mirë,
është se dhe ndonji ditë do kemi pak shpirt
Me shpresë që s’do mbajmë më zi.