SHKRUAJE

| Nga LEJLA ISMAILI |

Atë që në vete e mban
Atë që të jep famë
Apo atë që të ka ëndja
Apo atë që ta thotë mëndja
Apo atë që shpirtërat e kërkojnë
Vallë ç’kërkojnë shpirtërat?..
Atë që ne s’e shkruajmë dot
Atë që kodra e male s’e bartën dot
Atë që në çdo hall gjen derman
Atë që tokë e qiej çan
Atë që s’ka penë e fletë t’a mban
Atë që të ngritë e ngjallë
Atë që në çdo shkronjë ka shpërblim
Në çdo fjalë ka shërim
Në çdo rresht ka shpëtim..

Foto@UseerStudio