| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Të shtrëngon aq shumë
Nga sytë t’dalin lot
zemra t’pikon gjak
Gjuha s’mund t’a shprehë dot
s’e është ndalë në prag
Sytë ngritur lart’
Shikon me habi
Me habi aq të madhe
Se duket si çmenduri
Shikon atë,
Që sytë e ballit s’mund t’a shohin
pa u ngritur perdja
S’mundet t’a kuptojë as mendja..
Të shtrëndon në kraharor
për të t’liruar përgjithmonë
për t’a bërë udhëtimin
Prej të cilit s’kthehesh më kurrë
atje ku gjithçka ke lënë…