| Nga NIKI BAJRAMI |
Shuhem në vetmi
Zhytem në palëvizshmëri dhe qetësi
Në një moment apo tjetrin zgjatem,
drejt dikujt
Vetëm që të ndihem
akoma më i vetmuar.
Kjo, më rraskapit
Duhet që të ripërtërihem
që të vuaj përsëri
në qetësine dhe të shenjtën vetmi.