S’KAM FUQI AS T’THEM “TË DU”

| Nga DRITAN SKËNDERI |

Ti m’je dritë, m’je natë, m’je qiell

Ti m’je era që m’freskon

Kur m’buzëqesh, më shumë se diell

N’shpirtin tim ngrohtësi m’përshkon

–

M’je vet hëna plot ndriçim

Që m’buzëqesh në një mijë net

Ti m’vë n’gjumë dhe shpirtin tim

Ti m’je gjumi, ëndërra vet

–

N’sytë e tu unë gjej gjallëri

Me shikime m’frymëzon

Prehem, shkrihem n’përjetësi

Shpirti, zemra më gjallëron

–

Flokun tënd dukat, flori

Ah!, me ëndje ëndërroj

Sa aromë e sa qetësi

N’dredhat tua përjetoj

–

Jetën kisha bardhë e zi

Ngjyra s’shihja kund në bot’

Gjersa n’jetë më hyre ti

Jeta ngjyra mu mbush plot

–

Merrmë, t’lutem, me ngrohtësi

Më pushto në krahët e tu

Më mbështjell me dashuri

S’kam fuqi as t’them “të du