| Nga BLERTA BAFTJARI |
Nënë të kam e vajzë më ke
Unë do jem për ty edhe kur t’i s’do jesh
Dora ime e djathtë do t’a fshijë lotin e majtë
E drita e syve të mi do buroj nga ti
Zemra ime do rreh në gjoksin tand
Se unë s’do jem e ti do jesh
Nuk e lë perlën time pa guaskë
E as nënën time në vaskë
Ajo ka qenë për mua
kur unë isha në akuariumin e saj
E tani mjellma e mëshirës do bëhem unë për të
Se ajo pa mua nuk do rroj.
E jetën time do ia dhuroj