SYTË E ZANUN

| Nga LIRIDON HYSENI |

Pa zë

Rrodhën n’errësirë,

Mendimet e zbukuruara,

Nuk i dëgjoj, as shoh

Fjalët e premtuara,

Dikur…

Se ç’më erdhi ajo rrymë,

Përcëlloi majat e qerpikëve,

Thau lotët në sy

Gjersa udhëtonin viteve,

Eh, sikur…

Pandehja qetësi,

Të m’sillte verbëria

Por thika s’qe e mprehtë,

S’vrau dot kujtimet e mija,

Kurrë…

Shtrihem n’shpinë,

Gjoksi m’frymon,

I bindem jetës,

Që t’jetoj m’urdhëron!

Deri kur?

Çmendia të jetë liri

Për jetën n’robëri,

Hallkat e zbrazëtisë

I druhen qelësit t’qetësisë,

Kur shpresa vdes…